Arinaldo Rrapaj nuk fshihet: Dua në finale Vllazninë, ekip më i madh që do e bënte ndeshje për t’u mbajtur mend

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2024 | 23:10

Arinaldo Rrapaj nuk fshihet: Dua në finale Vllazninë, ekip më i madh që do e bënte ndeshje për t’u mbajtur mend

Partizani ka kaluar gjithë sezonin duke ndjekur Egnatian në renditjen e kampionatit por për Arinaldo Rrapajn, do të ishte Vllaznia kundërshtari perfekt në finalen e Superiores. Mesfushori i të kuqve, pas kualifikimit përballë Skënderbeut, shprehu dëshirën që të ishin shkodranët ata që do të triumfonin përballë rrogozhinasve.

bandicam 2024-05-17 22-19-48-040

“Mendoj për momentin ta shijojmë këtë fitore se ishte me shumë mund e djersë dhe pashë të gjthë çunat që ishin lodhur pa fund. Kjo të shijon në ndeshje të tilla që gjithë ai vrap, sakrifica, fiton ndeshjen dhe shohim finalen. Kemi kohë rikuperimi, të pushojmë pak derisa të vijë ndeshja finale që të jemi të përqendruar që ta fitojmë edhe atë.

Kemi pasur gjatë gjithë sezonit dëmtime e mungesa, por shyqyr që janë kthyer të gjithë çunat e janë në formë. Kemi çuna që nuk e nisin nga fillimi e bëjnë më mirë se ne në formacion. Jemi grup i plotë dhe çdokush që mund të marrë minuta, mund ta ndryshojë ndeshjen. Kemi besim te të gjithë që janë në ekip.

Në finale? Unë do preferoja personalisht Vllazninë. Mendoj që është një ekip me shumë traditë, ekip më i madh. Besoj se do të ishte një finale më e bukur dhe tifozeritë do e bënin një atmosferë shumë më të bukur dhe besoj se do të ishte ndeshje për t’u mbajtur mend”, tha Rrapaj për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"