EKSKLUZIVE/ Tirana hedh sytë nga Erzeni, fantazisti kosovar iu ofrohet bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2024 | 23:13

EKSKLUZIVE/ Tirana hedh sytë nga Erzeni, fantazisti kosovar iu ofrohet bardhebluve

Tirana ka nisur tashmë pushimet dhe klubi është duke u bërë gati për sezonin e ri.

zeka

Dy janë gurët kryesorë të themelit për kampionatin e ardhshëm. Trajneri dhe nëse do të qëndrojnë tetë lojtarët pa kontratë dhe cilët do të afrohen. Bardheblutë kanë kohë që po hedhin sytë nga skuadrat që po shpërbëhen. Së pari tek Erzeni.

“Panorama Sport” mëson se Agim Zeka i është ofruar bardhebluve. Fantazisti kosovar shkëlqeu me shijakasit në sezonin e fundit dhe shihet si një lojtar që mund të ndihmojë shumë Tiranën në fazës ofensive. Po kështu edhe mbrojtësi Nehar Sadiki, i larguar nga Erzeni, është një mundësi. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vijim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"