VIDEO/ Manaj përsëri protagonist në Turqi, sulmuesi ndihmon ekipin t’u kthehet fitoreve
Rei Manaj vazhdon të jetë protagonisti absolut në kampionatin turk të futbollit me fanellën e Sivaspor, një klubi i cili pavarësisht një buxheti të ulët në krahasim me skuadrat e tjera, po e mbyll edicionin në pjesën e sipërme të klasifikimit të Superligës turke.
Manaj sot ka dhënë një asist në fitoren 3-1 që skuadra e tij realizoi në fushën e Istanbulspor në javën e parafundit të kampionatit, duke iu kthyer sukseseve pas dy humbjeve radhazi. Sulmuesi la shenjë pikërisht në golin e 3-0. Manaj nisi një kundërsulm të shpejtë dhe më pas dha pasimin për Koita i cili çoi topin në rrjetë.
SHIH VIDEON
Manaj më pas shënoi vetë një gol në minutën e 89-të të takimit, por ai u anulua për pozicion jashtë loje.
SHIH VIDEON
Ky ishte asisti i tretë i këtij edicioni për Manajn, i cili ka shënuar deri tani 18 gola dhe është kthyer në një nga golashënuesit më të mirë të këtij kampionati, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"