Finalja e Ligës së Kampioneve/ Çmenduri në Dortmund, 400 mijë kërkesa për bileta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2024 | 20:31

Finalja e Ligës së Kampioneve/ Çmenduri në Dortmund, 400 mijë kërkesa për bileta

Borusia e Dortmundit, rivalja e Realit të Madridit më 1 qershor në finalen e Champions, ka bërë me dije se ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm për bileta nga tifozët e saj. Sipas raportimeve të mediave gjermane dhe atyre spanjolle, tifozët e Dortmundit nuk duan ta humbasin finalen e madhe dhe shembulli më i qartë është numri i jashtëzakonshëm i aplikimeve për bileta.

DORTMUND

 

Deri të dielën pasdite kur u mbyll afati i aplikimeve, klubi kishte marrë pothuajse 400,000 kërkesa për të siguruar një nga 25,000 biletat që klubi i Dortmundit ka në dispozicion për finalen. Klubi verdhezi do të mbajë një shorte mes të gjithë atyre që kanë aplikuar për bileta, por shumë tifozë të Dortmundit pritet të shkojnë në Londër pa biletë.

Në fakt, shtypi gjerman kujtoi se në finalen e 2013-ës, deri në 180 mijë tifozë të Dortmundit udhëtuan drejt Londrës, e cila ishte edhe skena e finales së Ligës së Kampionëve e fituar nga Bajenri përballë Dortmundit 2-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"