Lufta për të transferuar Sheshkon, Arsenali duket favoriti kryesorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2024 | 19:59

Lufta për të transferuar Sheshkon, Arsenali duket favoriti kryesorë

Arsenali duket se është favorit për të nënshkruar me yllin e Lajpcigut, Benxhamin Sheshko këtë verë. Skuadra e Mikel Artetës pritet të forcohet në sulm në sezonin e ardhshëm, me Gabriel Zhezusin që ka vuajtur dëmtimet, ndërsa Edi Nketiah ka humbur besimin e trajnerit. Opsioni i preferuar i Artetës këtë sezon ka qenë Kai Haverc.

benjamin-sesko-rb-leipzig-2023-1693906764-115894

“Topçinjtë” janë përfolur për transferimin e disa emrave në sulm, përfshirë Ivan Tonejn e Brentfordit, yllin e Sportingut të Lisbonës, Viktor Giokeres dhe Joshua Zirkzen e Bolonjës. Megjithatë, sipas “The Telegraph”, Arsenali ka një interes veçanërisht të fortë për Sheshkon dhe po shqyrton një lëvizje për sllovenin. 20-vjeçari ka qenë i lidhur me disa klube të mëdha në të gjithë Evropën muajt e fundit, duke përfshirë Mançester Junajtidin, Çelsin dhe Milanin, por lajmi shton se rivalët për nënshkrimin e tij besojnë se londinezët janë favoritët për të siguruar talentin. Sheshko iu bashkua Lajpcigut verën e kaluar, pas katër vitesh me klubin e tyre simotër, Red Bull Salcburg, ku ai shënoi 29 herë në 79 ndeshje.

Slloveni, i cili gjithashtu ka shënuar 11 gola në 28 ndeshje për kombëtaren e vendit të tij, ka shijuar një sezon debutues mbresëlënës në Gjermani, duke shënuar 17 herë në të gjitha kompeticionet. Më herët, “Sky Germany” ka raportuar se ai ka një klauzolë prej 43 milionë paundësh, por për shkak të formës së tij të shkëlqyer, pretendimet e klubit mendohet që të kenë shkuar në 64 milionë paund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"