Mbrojtësi i Mançester Sitit, Akanzhi: Ta fitojmë titullin e 4-t përpara tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2024 | 20:20

Mbrojtësi i Mançester Sitit, Akanzhi: Ta fitojmë titullin e 4-t përpara tifozëve

Manuel Akanzhi thotë se ai nuk pret asgjë përveç një 90 minutëshi të vështirë kundër Uest Hemit të dielën. Fitorja do ta shpallte automatikisht për herë të katërt kampion Mançester Sitin në Premier Ligë, por mbrojtësi zviceran beson se forca fizike dhe kërcënimi që kanë djemtë e Mojesit, do të sigurojnë që të jetë një ndeshje e vështirë finale e sezonit.

1701262825149_113210f0-910f-480b-9dfe-3ad53eea3742

“Duhet të marrim tre pikët kundër Uest Hemit, gjë që nuk do të jetë e lehtë. Duhet të jemi gati për atë luftë”, tha Akanzhi për sajtin e klubit. “Është vërtet e rëndësishme, sepse ne kemi luajtur të njëjtin numër ndeshjesh si Arsenali tani dhe tashmë jemi të parët. Ne kemi gjithçka në duart tona.

Është qëllimi ynë t’ia dalim. Të mund ta fitosh titullin në shtëpi para tifozëve tanë, nuk ka ndjesi më të mirë se kjo. Të fitojmë titullin e katërt radhazi përpara tifozëve tanë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"