“Kishte vetëm një skuadër në fushë”, Starova i zhgënjyer nga gjysmëfinalja: Skënderbeu pa ide, fitorja e lehtë do ndihmojë Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2024 | 22:34

“Kishte vetëm një skuadër në fushë”, Starova i zhgënjyer nga gjysmëfinalja: Skënderbeu pa ide, fitorja e lehtë do ndihmojë Partizanin

Sulejman Starova mendon se sot Partizani dominoi plotësisht ndeshjen ndaj Skënderbeut dhe nuk kishte rivalitet në fushën e lojës duke kaluar me lehtësi në finale.

bandicam 2024-05-17 22-34-05-546

“Sot kishte vetëm një skuadër në fushë. Skënderbeu nuk shfaqi asgjë nga aftësitë që ka shfaqur gjatë kampionatit. Në pjesën e parë kishte një dominim po t’i referohemi fazës sulmuese të dy skuadrave, Janë katër raste për gol dhe katër aksione të rrezikshme për Partizanin dhe vetëm një i rrezikshëm i Korçës.

Mendoj se Skënderbeu nuk kishte një ide fikse në objektivin për të kaluar Partizanin. Tentonte të ndërtonte nga poshtë në një kohë kur kishte momente presioni po u ndëshkua. Nga këto raste për gol, dy janë për gabime të Skënderbeut që nuk ishte as kompakt në fazë difensive. Kjo ndeshje mund të përballohej vetëm me kompaktësi dhe kundërsulm. Nuk kishte ide fikse.

Pjesa e dytë fillo me gol dhe kemi vetëm sulme të Partizanit. Vetëm në minutën e 69 u shfaq një herë. Në minuta e fundit që flasin për ekipin që nuk ka çfarë të humbasë, takimi përfundoi me nja dy goditje të bukura në portë dhe kaq. Skënderbeu për fat të keq nuk shfaqi aftësitë e veta që shfaqi gjatë kampionatit. Ishte fitore me lehtësi e Partizanit që do ta ndihmojë edhe në vijim”, tha Starova për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"