EKSKLUZIVE/ Dinamo ndan rrugët me 5 lojtarë, braziliani Denison është në dyshim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2024 | 23:46

EKSKLUZIVE/ Dinamo ndan rrugët me 5 lojtarë, braziliani Denison është në dyshim

Pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit, por tashmë është fakt që të paktën 5 lojtarë nga skuadra e sezonit të fundit nuk janë më pjesë e Dinamos.

dinamo

Bëhet fjalë për lojtarë, të cilëve u përfundonte kontrata dhe klubi ka preferuar të mos rinovojë. Ata janë Zhoselin Behiratçe, Albion Marku, Ilir Allmuça, Patrik Bardhi dhe Redon Danaj. Në fund të kontratës me blutë është edhe mesfushori Erisildo Smaçi, por mësohet se ai ka edhe një takim me presidentin Adrian Bardhi për të vendosur përfundimisht për të ardhmen. Nga lojtarët e përmendur më lart, Marku dhe Behiratçe kanë qenë titullarë fiks në formacionin e Dinamos.

Smaçi ka luajtur nga minuta e parë kohët e fundit, po ashtu edhe Allmuça e ka parë veten titullar në disa ndeshje, ndërsa Danaj ka qenë i dëmtuar pjesën më të madhe të sezonit. Bardhi ka qenë pjesë e Dinamos për 3 sezone, Allmuça dhe Danaj dy sezone, ashtu si dhe Marku (sezonin e kaluar ishte huazuar te Teuta), dhe Behiratçe sezonin e fundit. Të gjithë këta lojtarë kanë ndarë tashmë rrugët me Dinamon, duke dalë lojtarë të lirë. Duke shtuar edhe 3 lojtarët e larguar pa u mbyllur sezoni, Andonin, Bambën dhe Çunin, numri i atyre që kanë ikur tashmë nga blutë shkon në 8. Numër ky që është i destinuar të rritet, sepse të tjera largime janë në horizont.

DENISON – Në fund të kontratës me Dinamon është edhe Denison. Për brazilianin ka oferta nga kampionate të tjera të huaja, kurse në Shqipëri mbetet Dinamo opsioni i parë për të, siç ka pohuar më parë dhe presidenti Bardhi. Gazeta mëson se lojtari do të shkojë në Brazil për të pushuar disa ditë, më pas mes palëve do të ketëkontakte për rinovimin zyrtar osejo të kontratës, pasi akordi verbal është arritur më parë.

TRE DREJT IKJES – Listës sëlargimeve nga Dinamo pritet t’i shtohen edhe lojtarë të tjerë. Lorenco Vila thuajse e ka mbyllur aventurën blu, edhe pse kakontratë me klubin kryeqytetas. Sulmuesi durrsak shënoi 6 golame fanellën e Dinamos gjatëkëtij kampionati. Po drejt largimit janë edhe portieri Bekim Rexhepi dhe sulmuesi Veton Tusha. Që të dy nuk kanë pasur minutadhe kanë interesin për t’u larguar dhe për të shkuar në njëklub, ku mund të aktivizohenrregullisht. Rexhepi ishte titullar vetëm në fazën e parë të sezonit, kurse Tusha ka luajtur pak si zëvendësues. Me kalimin e ditëvepritet që largimi i këtyre trelojtarëve të bëhet zyrtar nga klubi blu.

fdsgh

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"