Mesfushori, Musah: Mezi po pres golin e parë, te Milani gjeta… Amerikën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2024 | 21:23

Mesfushori, Musah: Mezi po pres golin e parë, te Milani gjeta… Amerikën

Junus Musah, mesfushori i Milanit, ka dhënë një intervistë për “SportMediaset”. Të shumta temat që u trajtuan nga mesfushori në lidhje me vitin e tij të parë me fanellën e kuqezinjve. Amerikani, në fakt, mbërriti gjatë sesionit të fundit të merkatos së verës nga Valencia dhe nuk kursehet në përshkrimin e aventurës së tij.

musah

Cili është bilanci i 9 muajve te Milani?

Më pëlqeu shumë viti im i parë. Munda të luaj Ligën e Kampionëve dhe atë të Europës. Jam ndjerë i rëndësishëm në ekip dhe dua të vazhdoj të rritem. Më pëlqejnë shumë lojtarë që kanë luajtur për Milanin. Dua të luaj edhe më shumë vitin e ardhshëm dhe të ndihmoj ekipin në të dyja fazat.

Si e shpjegoni hendekun me Interin?

Duhet të përmirësohemi në të gjitha repartet dhe në gjithçka që mundemi nëse duam të jemi më të mirët në Itali. Kemi ambicie për të qenë më të mirët. Sivjet përfunduam të dytët, por vitin e ardhshëm do të duhet të bëjmë më mirë për të qenë të parët. Ju mungon ende goli i parë si kuqezi… E ëndërroj shumë, do të ishte e pabesueshme ta bëja në vitin tim të parë këtu. Jam shumë i vendosur dhe do të isha shumë i lumtur nëse e shënoj në një nga dy ndeshjet e mbetura.

Keni luajtur në disa pozicione. Ku jeni ndjerë më mirë?

Nëse trajneri ka nevojë bëj edhe role të tjera, por në thelb jam një mesfushor që luan nga zona në zonë. Unë e ndihmoj ekipin. Kam qenë me fat që kam udhëtuar botën në vetëm pak vite. Në fund më pëlqeu shumë Milano dhe shpresoj të vazhdoj. Tani jam i lumtur këtu, kam përmirësuar ndjeshëm italishten dhe kam nisur të mendoj në italisht.

Cili është raporti juaj me Leaon?

Rafa është një lojtar shumë i mirë. Argëtohemi pa fund në dhomat e zhveshjes. Ai është shumë i rëndësishëm për ne, bën diferencën kur luan. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë. Si reper? Nuk e dëgjoj shumë muzikën e tij (qesh).

Po largimin e Zhirusë si e përjetuat?

Isha shumë me fat që luajta me të. E kisha parë që tek Arsenali. Një person i madh, shumë modest përveç se edhe kampion. Me siguri do të na mungojë shumë.

Si e shpjegoni rënien e Milanit në muajin e kaluar?

Është e vështirë të shpjegohet. Kemi luajtur kundër skuadrave të vështira. Në fund u përpoqëm maksimalisht. Do të duhet të reflektojmë. Me siguri, duhej të luanim më mirë. Kemi motivim dhe vendosmëri për ta bërë këtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"