Zhoze Murinjo, trajneri i papunë që fiton 80 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2024 | 21:12

Zhoze Murinjo, trajneri i papunë që fiton 80 milionë euro

Zhoze Murinjo ka ende një poster! Pavarësisht fiaskove të fundit, “The Special One” po shitet aq mirë sa që tani është një atraksion elektoral për kandidatin për president të Fenerbahçes. Iku momenti kur portugezi, fituesi i “tripletës” tallej Manuel Pelegrinin për kalimin e këtij të fundit nga trajner i Realit te Malaga.

murinjo

“Nuk mund të ndodhë e njëjta gjë me mua si me Pelegrinin, sepse nëse largohem nga Madridi nuk do të jem trajner i Malagës, së paku do të shkoj te një ekip i madh në Angli apo Itali”, deklaronte Murinjo kohë më parë. Një tallje në dukje tashmë e panevojshme, duke parë sesi dyert e skuadrave më të mëdha në Evropë po mbyllen për portugezin. Ajo për të cilën ai është ende mbreti është mbledhja e “taksave” nga pushimi nga puna.

Për kontratat e firmosura me klubet ku ka drejtuar dhe të cilat klubet donin t’i ndërpresin para kohe, Murinjos ka arkëtuar pak më shumë se 80 milionë euro. Një shumë që vjen nga shuma e shlyerjeve të gjashtë klubeve të tij të fundit, përveç Interit ku ai përmbushi kontratën. Çelsi e pagoi 18 milionë herën e parë që e shkarkoi dhe më shumë se 8 milionë herën e dytë. Reali i Madridit duhej t’i paguante 17 milionë më shumë që ai të largohej para kohe.

Mançester Junajtid mban rekordin për ndarjen mes tij dhe Murinjos: 19.6 milionë euro. Nga Totenhemi, portugezi futi në llogarinë e tij bankare edhe 15 milionë euro më shumë. Dhe së fundmi nga largimi i parakohshëm nga Roma vetëm pak muaj më parë, Murinjo do të përfitojë dhe 3 milionë euro të tjera. Është e qartë që nuk është faji i tij nëse e largojnë para kohe dhe se ka të drejtë të mbledhë atë për të cilën është marrë vesh, por duke parë shifrën e përgjithshme, 80 milionë euro ka diçka që kërcen, një i papunë që vlen një mal me para.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"