Dinamo nis që tani punën për sezonin tjetër, një kongolez në provë te blutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2024 | 23:15

Dinamo nis që tani punën për sezonin tjetër, një kongolez në provë te blutë

Dinamo ka nisur të lëvizë që tani edhe sa u takon përforcimeve për sezonin e ri. Në Arbanë ka mbërritur një lojtar afrikan, për të cilin gazeta mëson se do të jetë në provë për një periudhë disaditore dhe më pas stafi teknik do të vendosë, nëse është i vlefshëm për skuadrën apo jo.

dinamo

Nga informacionet e para mësohet se lojtari është nga Kongo dhe i ri në moshë. Po ashtu, ai vjen për herë të parë në Europë.

Drejtuesit blu ndërkohë po shohin edhe lojtarë të tjerë, mes tyre edhe emra të njohur në Superiore që kanë përfunduar kontratën me klubin ku ishin sezonin e fundit. Në anën tjetër, disa përforcime pritet të vijnë nga jashtë Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"