Largimi i Masimiliano Alegrit nga Juventusi, shpërthen Adrien Rabio: Keni merituar një lamtumirë ndryshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2024 | 21:46

Largimi i Masimiliano Alegrit nga Juventusi, shpërthen Adrien Rabio: Keni merituar një lamtumirë ndryshe

Tashmë është zyrtare se Masimiliano Alegri nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Juventusit sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka përcjellë vetë klubi torinez me anë të një positimi në faqen e sajë, ku jep edhe arsyet se pse morën këtë venim, që ka lidhje me situatën jo të këndshme që tekniku italian krijoi te përballja ndaj Atalantës në finalen e Kupës së Italisë.

rabiot.allegri.juve.2023.mano.1400x840

Nuk do të rrinte pa i shprehur lamtumirën edhe një nga lojtarët më të përzemërt të Alegrit te Juventusi, Adrien Rabio. Francezi, me anë të një postimi në “Instagram”, e tregon qartë se çfarë rëndësie kishte tekniku për klubin bardhezi, por gjithashtu këmbëngul që ai meritonte një lamtumirë më të denjë:

“Do të kujtoheni si një nga trajnerët më fitimtarë në historinë e Juventusit. Keni merituar një lamtumirë ndryshe. Faleminderit për gjithçka dhe paç fat”.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"