Markus Turam: Një kundër një e mundja babanë, Lautaro super

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2024 | 21:34

Markus Turam: Një kundër një e mundja babanë, Lautaro super

A do t’ia dilte Markus Turam të fitonte një duel të mundshëm kundër babai të tij Lilë? Përgjigjen e jep vetë sulmuesi i Interit që ka pasur një bisedë me emisionin “CBS Sports Golazo”, i cili është i bindur që do të fitonte.

lautaro turam

“Sigurisht që do të kisha fituar unë”, thotë Markus, me batutë. E menjëhershme ishte ndërhyrja e Tieri Henri, i cili kërkoi të replikonte sulmuesin zikaltër, me të cilin ka një raport të shkëlqyer. “Lilië ishte forcë e natyrës dhe shumë i vështirë për t’u kaluar, por në një duel 1 kundër 1, me shumë hapësirë pas shpinës së tij do të ishte një duel i bukur me Markusin”, ka thënë Henri.

Turam gjithashtu ka folur për Lautaron si një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe me të cilin ndihet i lumtur që ndan repartin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"