Serxho Emini: Me Bylisin do të shkëlqej edhe në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2024 | 23:59

Serxho Emini: Me Bylisin do të shkëlqej edhe në Superiore

Tashmë që sezoni ka përfunduar, janë lojtarët e Bylisit ata që analizojnë kampionatin por edhe performancën në aspektin personal. Një ndër ta, është edhe sarandjoti Serxhio Emini, sulmuesi 20-vjeçar që këtë sezon ka realizuar gola të rëndësishëm.

bylis

Emini në një prononcim për “Panorama Sport”, thotë se kjo është hera e dytë që ngjitet në elitë me Bylisin dhe sipas tij klubi ka menduar një strategji ndryshe, për të qëndruar sa më gjatë mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Aty ku eksperienca ka treguar se gara është e ashpër në sajë të konkurrencës.

“Mbylla një sezon që unë di ta quaja shumë të mirë, edhe pse Bylisi dhe tifozët janë mësuar që të dalin gjithmonë kampionë në Kategorinë e Parë. U ngjitëm në Superiore në një sezon me shumë konkurrencë, mes shumë emrave të mëdhenj, por edhe me financa të mëdha. Ne ja dolëm dhe ekipi ynë realizoi edhe objektivin tjetër, duke u dhënë prioritet shumë elementëve të rinj e të talentuar dhe kjo u pa në gjysmën e dytë të garës. Kanë luajtur lojtarë 16-vjeçarë këtë sezon si Jahaja e Përndreca, por edhe shumë 17-18-vjeçarë që janë e ardhme e sigurt për ne.

Në aspektin personal, jam i kënaqur, sepse kam ardhur nga një dënim i gjatë dhe kam realizuar 6-të gola në Kategorinë e Parë dhe 2 gola me U-21. Tashmë që kam më shumë eksperiencë të huaj edhe në Superiore. E kam të qartë që do të jetë një kampionat shumë më i fortë dhe konkurrenca në ekipin tonë dhe garë do të jetë shumë e ashpër dhe e madhe, por klubi do të na ketë prioritet ne lojtarët e rinj të talentuar. Kështu që unë kam besim dhe jam shumë i bindur që pasi kam spikatur si shënues me U-19, U-21, me skuadrën e parë në Kategorinë e Parë do të lë gjurmë edhe në Superiore, duke luajtur me Bylisin”, tha sulmuesi shtatlartë sarandjot i Bylisit, Serxhio Emini.

ERION SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"