VIDEO/ Goli i Rrahmanit nuk e ndihmon dot Napolin, barazimi me Fiorentinën i mban larg Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2024 | 23:40

VIDEO/ Goli i Rrahmanit nuk e ndihmon dot Napolin, barazimi me Fiorentinën i mban larg Europës

Duket se Napoli që u shpall kampion në Serinë A në sezonin e kaluar, këtë kampionat do ta mbyllë pa siguruar pjesëmarrjen në Europë në edicionin e ardhshëm. Barazimi i sotëm 2-2  ndaj Fiorentinës në transfertë, ka lënë përsëri napolitanët në vendin e 9 në klasifikim pikërisht dy pikë pas skuadrës së qytetit të Firences.

3749d6f9-17cc-4d6d-a901-1e1f605e208c

Edhe pse gjeti shpejt golin e avantazhit me Rrahmanin, Napoli nuk ia doli të ruante portën e paprekur dhe vendasit shënuan me anë të Biragit e Nzola. Vetëm një goditje e dënimi e Kvaratskhelia ktheu barazinë në shifra me dy skuadrat që tentuan të shënonin përsëri, por pa sukses.

SHH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"