Tre titullarë jashtë, por Partizani ka planin “B” kundër Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 8:44

Tre titullarë jashtë, por Partizani ka planin “B” kundër Skënderbeut

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, bëri dje përgatitjet e fundit për ndeshjen e sotme kundër Skënderbeut në stadiumin “Arena e Demave” duke nisur nga ora 16:00.

erhf

Për këtë betejë trajneri i të kuqve do të ketë tri mungesa. Andi Hadroj është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq në derbi, ndërsa Tedi Cara dhe Gjelbrim Taipi janë të dëmtuar dhe po përpiqen të bëjnë maksimumin për tu rikuperuar në kohë për “Final 4” dhe pse jo edhe për betejën me Kukësin.

Nisur nga paraqitja e mirë në derbi, stafi teknik nuk pritet të bëjë ndryshime krahasuar me derbin, përveç zëvendësimit të Carës me një mes Skukës dhe Kekos dhe rikthimit të Atanaskoskit pas shlyerjes së pezullimit prej kartonëve. Murataj pritet ta nisë sërish në të djathtë të mbrojtjes, ndërsa Mehmetit t’i besohet një vend në mesfushë.

8

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"