Një mungesë e sigurt tek Vllaznia, Krymi mban pezull formacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 9:03

Një mungesë e sigurt tek Vllaznia, Krymi mban pezull formacionin

Milosh Stojanoviç është një mungesë e konfirmuar për Vllazninë në ndeshjen e sotme me Dinamon.

fdhfg

Në dyshim mbetet mesfushori Ardit Krymi, i cili mban pezull edhe formacionin e shkodranëve për këtë sfidë të rëndësishme. Trajneri Brdariç ka pohuar se shanset e aktivizimit të Krymit janë 50 me 50. Ai evidentoi po ashtu rëndësinë e këtij lojtari për Vllazninë dhe nëse ia del, është një plus për skuadrën.

Në rast të kundërt, trajneri gjerman duhet të tërheqë Malën në mesfushë, ashtu siç ka bërë edhe paraardhësi i tij, për të hapur një vend në sulm për Çobën. Vllaznia pritet që ta nisë ndeshjen me Qarrin në portë, në mbrojtje do të luajë sërish Pusi me Juriç në qendër, kurse në krahë Smajli dhe Hakaj.

Në mesfushë janë të sigurt Alivoda dhe Boshnjaku, pastaj gjithçka varet nga aktivizimi ose jo nga minuta e parë i Krymit. Në sulm Balaj do të ketë si partnerë Grudën dhe Malën ose Çobën.

hfgjj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"