Ngjitja në elitë, Bellai tregon “çelësin” e suksesit të Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 11:11

Ngjitja në elitë, Bellai tregon “çelësin” e suksesit të Bylisit

Bylis ka bërë një sezon në kufijtë e perfektes. Meritë për këtë, ka padyshim ka edhe trajneri Arian Bellai, i cili u rikthye në verë dhe gjeti një ekip të rënë nga elita, me 16 lojtarë të larguar.

BELLAI

Në prag të transfetës së Vorës, e cila luhet sot në orën 16:00, në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri Arian Bellai u shpreh: “Gara, si çdo fillim kampionati, pa parë futbollistët dhe cilësitë e atyre që ke në dispozicion është e vështirë. Kemi bërë një përgatitje specifike që futbollistët të jenë në formë të përkryer nga ana fizike. Këtë gjë e kanë treguar deri te ndeshja e fundit me Flamurtarin. Me punë dhe vetëm punë besoj arritëm atë që shumë nuk e mendonin, pasi këtë sezon në garë kishte edhe emra ekipesh që kishin investuar më shumë sesa Bylisi. Jemi në Superiore me shumë meritë për të gjitha arsyet që përmenda më sipër, por shpreh mirënjohje edhe për tifozët këtu në Ballsh që e duan ekipin. Besoj dhe e them me bindje bazuar në lojë dhe rezultate, se Bylisi ka bërë gjithçka mirë, përderisa ne jemi ngjitur në elitë disa javë para mbylljes së garës.

Çelësi i suksesit? Kur punon shumë, besoj se rezultatet do të jenë këto. Futbollistët e Bylisit kanë sakrifikuar më shumë sesa shumë, për të luajtur bukur, për të marrë rezultatet dhe që të arrinim si ekip deri këtu. E besonim sigurimin e ngjitjes në Superiore disa javë përpara, pasi kemi qenë shumë muaj kryesues të Kategorisë së Parë dhe kjo nuk është rastësi. Mirënjohje për stafin tim me Kosta Mihailidhis dhe Arbër Sinon. Vora? Ne do bëjmë më të mirën tonë. Vora bën pjesë në ato ekipet më të mira të kësaj kategorie për nga organizimi, kualiteti apo financimi. Jemi Bylisi dhe kudo luajmë për suksesin”.

E. SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"