“Në Turqi më nxorrën jashtë në momentin e fundit”, rrëfimi special i Sadikut: Ju tregoj motivin pse nuk më thirri Reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2021 | 23:28

“Në Turqi më nxorrën jashtë në momentin e fundit”, rrëfimi special i Sadikut: Ju tregoj motivin pse nuk më thirri Reja

Armando Sadiku nuk do të jetë pjesë e Kombëtares, në grumbullimin e ditës së diel, për 3 sfidat e vlefshme për eliminatoret e Botërorit, që do të zhvillohen në muajin mars. Në një lidhje live nga Bolivia për “Zona Gol”, bomberi shqiptar, foli për situatën aktuale dhe arsyen pse zgjodhi të transferohej te Bolivari, duke u shprehur:

Sadiku

POZICIONI GJOGRAFIK- Ka probleme me oksigjenin. Te zona ku jetoj unë është 3600 m mbi nivelin e detit. Ku është stadiumi është pika më e lartë e qytetit të La Paz. Stadiumi ku luajmë në ndeshjet është 4350 m mbi nivelin e detit.

MUNGESA E FTESËS- Ndikon largësia, këtu nuk ka filluar akoma kampionati, kemi luajtur vetëm 1 javë në kampionat dhe disa ndeshje në eliminatoret e Kupës Libertatores. Ky besoj është motivi që trajneri nuk më ka thirrur.

GRUPI I SHQIPËRISË- Jemi në një grup shumë të vështirë. Duhet t’i fitojmë edhe këto ndeshjet e lehta, që të njihemi më shumë me njëri-tjetrin. Duhet ta marrim më me shumë qetësi. E kemi treguar veten që kur luajmë të gjithë bashkë dhe japim shpirtin në fushë, mund t’i marrim rezultat çdo ekipi.

TRANSFERIMI TE BOLIVARI- Isha në një moment tepër kritik. Ekipi turk më nxori jashtë në momentet e fundit. Opsioni i Bolivarit, kishte 6 muaj që më donin. Këtu janë të gjithë spanjollë, 5 lojtarë, trajneri, drejtori sportiv, etj. Trajneri më njihte. Më kanë dashur me zor. Kanë projekt shumë të mirë, më bindën. Opsionet në Europë, për rrogën time që kisha ishin shumë të vogla. Kushtet këtu ishin të gjitha ato që kërkoja dhe zgjodha të vija këtu.

KOSTOJA E ZGJEDHJES PËR KOMBËTAREN- Nuk e besoj këtë gjë. Gjithë sulmuesit që kanë luajtur te Bolivari kanë shënuar nga 15 gola. Do të luaj në Kupa Libertatores me ekipe shumë të forta. Nuk erdha te një vend i humbur, do të luaj në Kupa Libertatores. Nuk besoj se mund të jetë faktor largësia. Nga La Paz në Madrid është 9 orë.

DYSHJA KRYESORE E SULMIT- Cikalleshi po kalon një formë të mirë, në Kombëtare ndeshjet e fundit ka bërë dhe gola dhe Manaj. Ndeshjet e fundit në Kombëtare kanë bërë shumë mirë, besoj se trajneri do t’iu besoj atyre.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ Reja: Dua 7 pikë në tri ndeshje, Sadiku është jashtë sepse shkoi në fund të botës…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"