Myrto Uzuni, vështirësitë e një golashënuesi në Spanjë. Nuk shërbehet, duhet të krijojë raste për veten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2023 | 16:40

Myrto Uzuni, vështirësitë e një golashënuesi në Spanjë. Nuk shërbehet, duhet të krijojë raste për veten

Myrto Uzuni nuk po gjen rrugën për të shënuar me një vazhdimësi si ajo e sezonit të kaluar kur realizoi 23 gola në kampionat dhe u zgjodh lojtari më i mirë në kategorinë e dytë. Në këtë sezon, edhe pse shkalla e vështirësisë është rritur, qëllimi nuk po vjen në masën e pritur. Vetëm pesë gola dhe dy prej tyre me penallti.

UZUNI

Ky është një artikull i publikuar nga “AS” për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Janë disa situata që shpjegojnë këtë bilanc në javën e 16-ë të kampionatit. Kryesorja është se Uzuni duhet të krijojë raste për veten e tij, sepse ato topa të ëndërruara nuk i vijnë. Sipas të dhënave të siguruara nga “BeeSoccer”, nga tri krosime të mira në zonë për lojë, Granada përfundon një në portë. Dhe nuk është gjithmonë Uzuni. Sulmuesi ka përfunduar vetëm dy raste pas një krosimi.

Klasifikimi kryesohet nga Guruzeta me 11 goditje pas qendrës; Morata dhe En Neziri kanë dhjetë; Levandovski dhe Iago Aspas tetë, Raul De Tomas, Hugo Duro, Stuani dhe Injaki Uilliams gjashtë, pas Uzunit me dy të lartpërmendurit. Përfundimi është se pa krosime të sakta, është e pamundur që një golashënues të imponojë autoritetin e tij. Asistuesi më i mirë i Granadës është Gonzalo Vijar me 3 të tilla. Për të gjitha arsyet e përmendura më sipër, Uzuni duhet të sigurojë “jetesën”.

GODITJET NË PORTË

Lojtari që gjuan më shumë në portë për Granadën është Brian Saragoza me 15 goditje. Uzuni ka 14. Ai që gjuan më shumë në “La Liga” është Injaki Uilliams me 24 goditje në portë, i ndjekur nga Belingam me 20; Isik, Dovbik dhe Majoral me 17; Guruzeta, Rodrigo, Budimir, Isko dhe Morata kanë nga 16 goditje. Nuk mund të thuhet se performanca e Uzunit është e keqe. Myrto është një futbollist që ushtron presion në mbrojtjet rivale dhe është shumë e zakonshme ta shohësh atë duke ndihmuar në punën në mbrojtje. Ai është ndoshta një nga lojtarët e ekipit që vrapon më shumë kilometra (mesatarja për një sulmues që kryen detyrat e tij është zakonisht 12 km për lojë) dhe ka kohë që ka disa shqetësime me pupalgjitë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"