Mesfushori i Vorës: Fitojmë kundër Ballshit dhe ruajmë vendin e 4-t

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 13:18

Mesfushori i Vorës: Fitojmë kundër Ballshit dhe ruajmë vendin e 4-t

Vora do ta ketë të vështirë me Bylisin sot, pasi në dy fazat e shkuara janë mundur nga ballshiotët. Këtë radhë, Vora duhet të fitojnë për të ruajtur vendin e katërt në renditje, pasi të jep përparësi në “play off”.

428695300_382547837867165_1385952516274271961_n

Ballshioti që luan te Vora, Orjan Xhemalaj, në prag të kësaj sfide të veçantë u shpreh: “Jemi përgatitur për ta fituar këtë takim, pavarësisht se luajmë me një nga kundërshtarët më të fortë të së Parës. Shpresoj që të fitoj kundër skuadrës së vendlindjes sime, pasi në plan të parë del ana profesioniste. Duhet ta fitojmë këtë takim që të ruajmë vendin e 4-t. Skuadra është e përgatitur gjatë gjithë javës për të arritur një rezultat pozitiv. U bëj thirrje tifozëve që të mbushin stadiumin për të mos e humbur spektaklin tonë”.

A. DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"