Kalendari masakrues i ndeshjeve në Angli, Guardiola është dakord me Klopin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 13:30

Kalendari masakrues i ndeshjeve në Angli, Guardiola është dakord me Klopin

Pep Guardiola është dakord me mendimet e shprehura nga menaxheri i Liverpulit, Jyrgen Klop më herët dje rreth ndikimit negativ që ka kalendari i Premier Ligës në shanset e ekipeve angleze në Europë.

Klopp-and-Guardiola1709995740-0

Trajneri i Liverpulit u ankua për një çmenduri me axhendën e klubeve me oraret e ndeshjeve të fundjavës dhe e fajësoi televizionin “TNT Sports” si shkaktar të shumë eliminimeve të ekipeve angleze këtë sezon nga Kupat e Europës:

“Është një nga arsyet. Nuk i di arsyet, por jam dakord me Jyrgenin dhe kjo nuk do të ndryshoj. Ndoshta në sezonin e ardhshëm do të kemi tri ose katër ekipe angleze në fazat e finale të kompeticioneve”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"