EKSKLUZIVE/ Elbasani iu heq pezullimin dy mesfushorëve, sot e do festë kundër Tomorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 11:55

EKSKLUZIVE/ Elbasani iu heq pezullimin dy mesfushorëve, sot e do festë kundër Tomorit

Merr fund pezullimi dy lojtarëve të Elbasanit, Ardit Hilës dhe Abaz Karakaçit, të cilët u dënuan nga klubi për shkak të vonesës në grumbullim para sfidës me Flamurtarin.

elbasani

Në seancën e djeshme, të dy lojtarët janë bashkuar me grupin dhe kanë kryer stërvitjen normalisht, ndonëse gjasat janë që të mos përdoren nga trajneri Dede për sfidën me Tomorin, për shkak se nuk janë stërvitur me pjesën tjetër të lojtarëve gjatë kësaj periudhe përgatitjesh.

E rëndësishme mesa duket është që do të jenë gati para finales me Bylisin, që mund të përcaktojë edhe fituesin e titullit kampion, nëse nuk do të ketë surpriza ditën e sotme.

Elbasani-Tomori është ndeshja e vetme e kësaj fundjave në futbollin shqiptar që luhet nën dritat e prozhektorëve. Në dallim nga sfidat e tjera të kësaj fundjave, Elbasani-Tomori luhet sot në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena” Skuadra e Dedes në këtë takim do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve, që kthehen pas pezullimit katërjavor.

Ata e humbën festën e ngjitjes matematikore në stadium ndaj Apolonisë, kështu që mund të gëzojnë sot me ekipin në stadium.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"