Cungu ribën mbrojtjen, rikthehen tre titullarë tek Laçi për sfidën me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 8:55

Cungu ribën mbrojtjen, rikthehen tre titullarë tek Laçi për sfidën me Tiranën

Laçi luan një ndeshje jetë si jetë a vdekje kundër Tiranës, teksa i duhet patjetër rezultati pozitiv për të mbetur në garë për mbijetesën, duke u larguar nga vendi i tetë, që të çon në “play out”.LACI

Trajneri Armando Cungu foli i shqetësuar pas barazimit me Dinamon, kryesisht për kontingjentin që ka në dispozicion, pasi dëmtimet e shpeshta dhe kartonët, ia kushtëzojnë jo pak ndërtimin e formacionit.

Qendërmbrojtësi brazilian, Paulo Zhunior Silva, ka mbyllur sezonin për shkak dëmtimi, ndërsa në ndeshjen kundër Tiranës, që do të luhet sot në orën 16:00 në stadiumin e Laçit, për shkak kartonësh do të mungojë edhe kapiteni Ajdi Dajko.

Lajm i mirë për Cungun është rikthimi nga pezullimi i tre titullarëve: mbrojtësit Arlind Kurti, mesfushorit Altin Kryeziu dhe lojtarit të krahut, Uilliam Melo. Kurbinasit luajnë vetëm për fitore, pasi çdo rezultat tjetër u komprometon pozitat.YTEYTPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"