Shpërthimet në Marinzë, prokuroria nis hetimet ‘për shkatërrim prone nga pakujdesia’ dhe ‘ndotje të ambientit’

Apr 1, 2015 | 17:50
SHPËRNDAJE

Fier- Prokuroria e rrethit të Fierit ka nisur hetimin për shkatërrim prone nga pakujdesia dhe ndotje të ambientit, pas shpërthimit të gazit natyror në zonën e Marinzës, mëngjesin e sotëm.

Marinze, sot ne momentet e shperthimeve te puseve te naftes

Burimet bëjnë me dije se pritet ngritja e një grupi ekspertësh për të verifikuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë që ngriti në këmbë shtetitn dhe strukturat e tij, por ka lënë ende në panik banorët në frikë për jetën dhe pronën e tyre të dëmtuar.

Këto janë të dhënat paraprake por pritet që ekspertët të verifikojnë ekzaktësisht se si ka ndodhur ngjarja. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura