Shijak, emërohet shefi i ri i Komisariatit

Nov 3, 2012 | 13:48
SHPËRNDAJE

TIRANE – Rreth dy muaj pas vrasjes në krye të detyrës të shefit të Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, në vend të tij ende nuk ishte emëruar një kryekomisar. Deri dje, Tahiraj ishte zëvendësuar nga shefi i Krimeve të Shijakut, i cili ishte komanduar në këtë detyrë menjëherë pas vrasjes së kryekomisarit. Ndërsa dje, drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka emëruar në krye të Komisariatit të Shijakut Flamur Mukën, i cili mbante të njëjtën detyrë në Kukës. Sot pritet të bëhet prezantimi i tij në këtë detyrë. Por bashkë me këtë emërim, dje janë firmosur edhe disa transferime të tjera, në të gjitha komisariatet e Tiranës, në Durrës, Krujë etj. Transferimet mësohet se janë kryer në kuadër të zinxhirit të ndryshimeve që erdhën pas përfundimit të konkursit për gradën “Drejtues”. Përveç shefit të Komisariatit Nr.2, Dritan Dorda, i cili u komandua në këtë detyrë para disa javësh dhe dje mori emërimin në këtë detyrë, kanë lëvizur të gjithë shefat e tjerë. Në krye të Komisariatit Nr.1 është emëruar Nazmi Shuli, shefi aktual i Komisariatit Nr.3; Urim Rexhemi është transferuar në Kavajë e në vend të tij është emëruar Alfred Njumani; Gazmend Hamitja është emëruar shef i Komisariatit Nr.4, ndërsa në Komisariatin Nr.5 është emëruar Rakip Hoxha. Dritan Lamaj është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe në vend të tij, shef i Komisariatit Nr.6 u emërua Sejfulla Metko. Shefi aktual i Policisë Rrugore të Tiranës, Ali Allaraj, është emëruar drejtues i Forcës së Posaçme të Tiranës, ndërsa në vend të tij, në krye të Rrugores së kryeqytetit është emëruar Genc Peka.

Emërimet
1. Nazmi Shuli,
shef i Komisariatit Nr.1, Tiranë
2. Dritan Dorda,
shef i Komisariatit Nr.2, Tiranë
3. Alfred Njumani,
shef i Komisariatit Nr.3, Tiranë
4. Gazmend Hamitaj,
shef i Komisariatit Nr.4, Tiranë
5. Rakip Hoxha,
shef i Komisariatit Nr.5, Tiranë
6. Sejfulla Metko,
shef i Komisariatit Nr.6, Tiranë
7. Genc Peka,
shef i Komisariatit të Policisë Rrugore, Tiranë
8. Dritan Lamaj,
shef i Policimit në Komunitet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë
9. Dilaver Smanaj, shef i Komisariatit Krujë
10. Flamur Muka, shef i Komisariatit Shijak

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura