Sherr te Ligjet/ ‘Kamikaz për Ramën’, Manja i kthehet Halimit: S’të marr leje ty

Nov 8, 2017 | 14:00
SHPËRNDAJE

Debate mes kryetarit të Komisionit te Ligjeve, Manja dhe deputetit demokrat Halimi, gjate mbledhjes se radhes per çështjen e buxhetit.

a3ed4fb5-8d08-473c-a81c-5c50630edabd komisioni i ligjeve

Në nisje të mbledhjes, teksa filloi diskutimi për buxhetin, deputeti demokrat Halimi e ka quajtur gjithë këtë një alibi. Sipas tij, institucioneve u jepet çfarë kërkojne qe te mos thone nuk kishim para per te futur kriminelet ne burg, shkruan “Panorama”.

Ai ka debatuar me kryetarin Manja, duke i thene atij, se nuk i shkon si kryetar te behet kamikaz për Kryeministrin. Lexoni debatin:

Debati 

Halimi: E gjithë kjo është për t’i dhënë institucioneve gjithçka që kërkojnë.. që mos kenë alibi qe nuk i futëm dot në burg kriminelët se s’kishim fonde.. Bëre gabim që sulmon prokurorinë..

Manja: S’ka asnjë vlere.. nuk të marrr leje ty se çfare do bej.. ketu jam kryetar.. atje jam si deputet…

Halimi: S’te lejohet ty si kryetar të bësh kamikazin për Kryeministrin

Manja: Vazhdo me buxhetin… Mos e ndërprit fjalën.. vazhdo se këtë punë ka ky…

Halimi: Ne jemi profesionistë të dy…

Manja: Ti ke qene ne anen e krimit, une ne anen e shtetit…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura