SHBA sanksione në veri të Kosovës, reagon Yuri Kim: Nëse jeni të përfshirë në korrupsion, tani është koha e mirë për të ndaluar

Dec 8, 2021 | 18:05
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas sanksioneve të vendosur ndaj një grupi serb që vepron në Veri të Kosovës.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, diplomatja thekson se qeveria amerikane do të intensifikojë hapat për ata që janë të përfshirë në korrupsion. Ajo bën thirrje se ata që janë të përfshirë në korrupsion është koha që tani të ndalojnë.

“Përpara Ditës Kundër Korrupsionit dhe Samitit për Demokraci, Departamenti i Thesarit ne SHBA lëshoi vendimet e reja. Pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, qeveria amerikane do të intensifikojë hapat për të zbuluar përgjegjësit, ata që janë të përfshirë në korrupsion ose minimin e demokracisë.

Vendime si ky ndonjëherë kërkojnë vite për t’u ndërtuar, por kur ndodhin ato janë shkatërruese. Nëse jeni të përfshirë në korrupsion ose përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha e mirë për të ndaluar dhe për të marrë parasysh pasojat”, shkruan Yuri Kim.

Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja, ka targetuar 16 individë dhe 24 subjekte në disa shtete të Evropës.

Në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviç dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura