Rreziku nga zjarret në pyje, IGJEUM tregon qarqet ku duhet pasur kujdes sot dhe nesër

Aug 18, 2021 | 15:27
SHPËRNDAJE

239543099_2087032961450539_4449102502687595926_n

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se sot pasdite dhe nesër, pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

Në zona të lokalizuara pritet rrezik “I LARTË”, konkretisht: Durrës (vl) dhe Shkodër (v).

 

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e mërkurë dt.18) dhe nesër (e enjte dt.19) pritet nivel “I LARTË” rreziku qarqet Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet e tjerë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të lokalizuara pritet rrezik “I LARTË”, konkretisht: Durrës (vl) dhe Shkodër (v).

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë dt.18) dhe nesër (e enjte dt.19) priten reshje lokalisht të dobëta në shumicën e qarqeve.

Nuk priten reshje në qarkun Durrës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 24 / 31 °C
në vendet e ulëta: 20 / 33 °C
në vendet malore: 16 / 29°C

Era
Sot pasdite (e mërkurë dt.18) dhe nesër (e enjte dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.

239865855_2087032924783876_6026837047658107366_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura