RECETA/ Sherbela, për t’u kuruar dhe shijuar

Apr 16, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Kur fjala eshte per përdorime mjekësore, lista është e gjatë, megjithatë secila ka vendin dhe rolin e saj në kuzhinë. Sherbela, e përdorur më shumë në formë çaji, ka shije mjaft të fortë edhe në gatim. Nuk do shumë përbërës, në mënyrë që të njihet aroma e saj. Përveçse për të dhënë shije të mirë, ajo është e njohur për ndalimin e djersitjes së tepruar.

 

salvia_foglia_larga_53451945_M

Është shumë efektive në trajtimin e depresionit dhe ankthit nervor. Ndihmon njerëzit me çrregullime të mëlçisë dhe përdoret për të trajtuar disa probleme të lëkurës. Sherbela përdoret për trajtimin kundër pickimit të kandilit të detit dhe pickimit të merimangave, pastrimin e plagëve dhe madje edhe për lehtësimin e problemeve të menopauzës..

Fileto viçi me sherbelë dhe mus molle

Përbërësit: 800 gr fileto viçi; 2 mollë; 16 gjethe të mëdha sherbelë; Kripë; piper; Vaj ulliri; 1 qepë të kuqe.

filetto-alla-salvia-con-mousse-di-mele-725x545

Përgatitja: Pastroni qepën dhe kaurdiseni në një tigan me pak vaj ulliri. Pasi të jetë zbutur, shtoni mollën e prerë në kubikë. Hidhni pak ujë dhe lërini të ziejnë. Në fund, rregullo shijen me kripë, piper, timo dhe 2 lugë vaj ulliri dhe kaloje të gjithën në frulator. Tani merruni me mishin.

Përqark secilës prej filetove vendosni 4 gjethe sherbelë dhe fiksojini me spango kuzhine. Marinoni mishin me kripë, piper dhe vendoseni të gatuhet në avull nga secila anë. Vendosini në pjatë, duke i shoqëruar me musin e mollës.

Ravioli me parmixhan dhe sherbelë

ravioli_mit_spinat

Përbërësit për 2 persona: 250 gr ravioli; 100 gr parmixhan të grirë; Gjalpë; Gjethe sherbelë; Kripë; piper.

Përgatitja: Ndërsa ziejmë raviolit e freskët, vendosim paralelisht edhe një tigan të madh, ku shkrijmë gjalpin dhe shtojmë gjethet e sherbelës. Meqenëse raviolit duan pak minuta të ziejnë, i kullojmë dhe i kalojmë menjëherë në tigan. I lëmë për 1 minutë, sa të marrin shijen dhe shtojmë djathin e grirë parmixhan. E shërbejmë menjëherë.

Kuskus me vongole

image83

Për kuskusin (4 persona) 300 ml ujë; Dy lugë gjalpë; 250 gr kuskus; 2 lugë vaj ulliri; Kripë; Për masën e frutave të detit; Hudhër 300 gr; vongole; Qepë e njomë e grirë; 100 gr karkaleca; Vaj ulliri; Piper i grirë 200 gr; Domate konservë; Majdanoz i grirë dy lugë.

Përgatitja: Përgatisni së pari kuskusin. Në një tigan hidhni ujin, deri sa të ziejë dhe shtoni pak kripë, hidhni kuskusin duke e përzier vazhdimisht dhe shtoni vajin e ullirit. Kërkon fare pak kohë, kështu që zierjen shiheni me sy. Lëreni pak të pushojë, pastaj shtojini gjalpin dhe vendoseni sërish në zjarr të ulët për dy minuta të tjera.

Ndërkohë, në një tigan, hidhni vajin e ullirit dhe qepën për skuqje. Kur qepa të jetë zbutur, shtoni domaten. Pastroni mirë vongolet dhe hidhini bashkë me karkalecat në tiganin e madh. Shuani me pak verë dhe pasi alkooli të ketë avulluar, shtoni të gjitha erëzat. Përziejeni me kuskusin dhe shërbejeni të ngrohtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura