Rama jep lajmin e mirë për çdo të burgosur të regjimit komunist që është gjallë

Apr 6, 2017 | 10:22
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë sot për ish-të burgosurit e regjimit komunistë që janë gjallë. Ai tha se brenda pak muajsh do përfundojë shlyerja e detyrimeve, duke e çuar në 8 numrin e kësteve të dhëna nga qeveria.

rama per zfgjedhjet

“Shqipëria që kemi është dëshmia më kuptimplotë e një dëshmie të thjeshtë se ne jemi këtu për Shqipërinë që duam, jo për avazin e vjetër që i ndau njerëzit në të shtetit, në të nënës dhe të njerkës. Të njerkës ishin njerëzit e zakonshëm, pa të njohur, pa para në xhep për të blerë të drejtat e tyre, njerëz pa teserë në xhep. Duhet të kishin fotografinë e votës në një telefon celular, një votë që i shkonte për shtat një kryetari komune që i ndante njerëzit në të shtetit dhe të njerkës. Sot jemi në kushtet kur brenda pak muajsh përfundojmë shlyerjen e detyrimeve financiare për çdo të burgosur të regjimit komunist që është gjallë, 8 këste”, deklaroi Rama.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura