Qeveria e re e Maqedonisë/ LSDM dhe BDI afër marrëveshjes përfundimtare?

Aug 10, 2020 | 23:07
SHPËRNDAJE

Partitë politike vazhdojnë të mbajnë sekret takimet dhe marrëveshjet rreth negociatave për formimin e shumicës parlamentare dhe Qeverisë. Edhe pse u njoftua se nga sot takimet do të jenë më intensive, asnjëra nga partitë nuk jep detaje rreth negociatave.

сдсм-дуи-избори

Megjithatë jo zyrtarisht flitet se LSDM dhe BDI janë shumë afër marrëveshjes përfundimtare, pjesë e së cilës është edhe çështja e kryeministrit shqiptar. Burime të Alsat thonë se mes palëve për momentin flitet për kombinimin që kryeministri të jetë tre vitet e para për LSDM-në dhe një vit për BDI-në, ose anasjelltas, vitin e parë të jetë kryeministri shqiptar dhe pastaj tre vite kryeministër i LSDM-së. Zaev për Alsat tha se për momentin nuk mund ta komentojë këtë çështje.

“Për shkak të ndjeshmërisë së negociatave nuk mund të jap koment për detaje nga bisedimet me partitë politike. Andaj, siç njoftuam edhe më parë, sa të kemi ndonjë lloj avancimi në negociata, do ta njoftojmë”-tha Zoran Zaev, LSDM.

Nga BDI, zëdhënësi Bujar Osmani pa dhënë më shumë detaje, thotë se takimet vazhdojnë..

“Takimet janë në vijim e sipër”-tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Nga Koalicioni ASH – AAA mbeten në qëndrimin se kanë kontakte me të gjitha palët. Shtojnë se pas takimin koordinues mes dy partnerëve të koalicionit që do të mbahet në orët e pas ditës do të mund të kumtojnë më shumë informata.

Ndërsa nga VMRO-DPMNE thonë se kumtesat e LSDM-së për marrëveshje me BDI-në duhet të merren me rezerva.

“Duhet të merren me rezervë kumtesat e tyre të cilat i lëshojnë nga partia. Atë që e thash edhe më herët do e potencoj edhe sot, VMRO-DPMNE ka komunikim me të gjitha partitë politike dhe bën përpjekje për të formuar shumicë parlamentare”-pohoi Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.

Partitë të cilat do të sigurojë shumicë parlamentare, duhet ta njoftojnë presidentin e shtetit Stevo Pendarovski, që ky i fundit ti japë mandatin për formimin e Qeverisë së re.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura