Punonjës të infektuar me koronavirus, mbyllen dy qendra shëndetësore. Covid ‘hyn’ edhe në universitetin “Eqrem Çabej”

Aug 17, 2021 | 13:55
SHPËRNDAJE

Dy qendra shëndetësore në Libohovë janë mbyllur përkohësisht për shkak se disa punonjëse kanë rezultuar të infektuara.

libohove

Inspektorati Shëndetësor Shtetëror Gjirokastër ka mbyllur përkohësisht dy qendrat shëndetësore në Bashkinë e Libohovës, pasi 4 infermiere dhe një recepsioniste kanë rezultuar të prekura me koronavirus.

Ndërkohë, korespondentja e Panorama bën me dije se edhe në universitetin “Eqrem Çabej” janë kyçur dy zyra të administratës pasi një punonjës rezulton me Covid-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura