Punohet vetëm me një sportel nga pala greke, krijohen rradhë të gjata automjetesh në Kapshticë

Aug 19, 2021 | 12:23
SHPËRNDAJE
kapshtica
Foto ilustruese

Në pikën doganore të Kapshticës janë formuar rradhë të gjata automjetesh që presin të kalojnë drejt Greqisë.

Sipas Neës24, janë rreth 100 automjete që presin të kalojnë që prej orëve të para të mëngjesit.

Bëhet e ditur se shkak i këtyre vonesave është bërë pala greke e cila po punon vetëm me një sportel.

Autoritetet shqiptare kanë njoftuar se do të hapen dhe 4 sportele të tjera në palën greke për të shmangur pritjet e gjata.

Nga ana e autoriteteve shqiptare, po punohet me sportele maksimale, 3 në hyrje dhe 3 në dalje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura