Pollo: ‘Europa Nostra’ e shpalli “Teatrin Kombëtar” një ndër 7 sitet kulturore më të rrezikuara në Europë. Lajm i bukur në kohë të vështirë!

Mar 24, 2020 | 14:09
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo ka reaguar pas shpalljes së Teatrit Kombëtar, si një ndër shtatë sitet kulturore më të rrezikuara në Europë.

teatri

Nëpërmjet një postimi në facebook, Pollo e cilëson këtë lajm një ndër lajmet më të bukura, ndërsa thekson se kjo është një pengesë ndaj shkatërrimit të teatrit, që ndodhet në zemër të Tiranës.

“Lajm i bukur në kohë të vështirë: Europa Nostra e shpalli Teatrin Kombëtar një ndër 7 sitet kulturore më të rrezikuara në Europë. Ky akt është një pengesë tjetër ndaj shkatërimit të kompleksit historik në zemër të Tiranës nga çeta e barbarëve në kryeministri&bashki. Faleminderit @europanostra”, shkruan Pollo.

Ja çfarë shkruhet ndër të tjera në artikullin e Europa Nostra:

Teatri Kombëtar i Shqipërisë, një nga qendrat më të spikatura kulturore në Shqipëri dhe një hapësirë ​​e rëndësishme sociale dhe publike në kryeqytetin e Tiranës, tani përballet me kërcënimin e menjëhershëm të prishjes.

Teatri, i ndërtuar në vitet 1938-39 është një shembull i jashtëzakonshëm i arkitekturës moderne italiane nga kjo periudhë dhe është një komponent integral urban i boshtit qendror monumental të qytetit.

Teknika e ndërtimit u bazua në përdorimin e paneleve të parafabrikuara me fibër druri të çimentuar si pjesë e lëvizjes Autarky në Itali dhe konsiderohet novatore për kohën e saj…

pollo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura