Për pak menduam se u lidhën, por çfarë bëri Fationi në takim me Melisën që acaroi Anën? Konkurrentja largohet nga ‘Për’puthen’ dhe gjuan me shuplakë djalin (VIDEO)

Nov 20, 2020 | 21:15
SHPËRNDAJE

Një moment i paprecedentë ka ndodhur puntatën e sotme në “Për’puthen” mes Anës dhe Fationit, në një kohë kur menduam se do të ishin çifti i parë i këtij edicioni.

Takimi i Melisës me Fationin, ku më së shumti kishte prekje, ledhatime dhe ngacmime sesa pyetje mes të dyve, duket se nuk u prit mirë nga Ana e parë.

Për Anën ky takim ishte vetëm ‘hakmarrje’ e Fationit ndaj saj, pas shumë kritikave që ky i fundit i ka bërë që të mos përkëdhelej me çunat e tjerë.

Madje Ana shkoi deri aty sa tha që Fationi nuk është treguar vetvetja në takim dhe e sheh Melisën si objekt seksi.

Gjatë debatit, Ana është prekur dhe është çuar për të ikur, kur në një moment ndaloi në karrigen e Fatjonit dhe i dha një shuplakë në faqe.

Ajo u largua nga emisioni, por edhe nga ambientet e Top Channel dhe nuk dihet se çdo të ndodhë të hënën. Do të vijë Ana apo jo, kjo mbetet për t’u parë.

ana lleshi maris lika melisa lleshi (6) ana lleshi maris lika melisa lleshi (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura