Pasojat e tërmetit 4.8 ballë, Çako në Kuç: Do të bëjmë vlerësimin e dëmeve

Jan 5, 2019 | 16:45
SHPËRNDAJE

Haki Çako, kreu i Emergjencave Civile, ishte sot në Kuç të Vlorës, ku inspektoi banesat e dëmtuara nga tërmeti 4.8 ballë i një dite më parë, me epiqendër në Borsh.

a5aea9a4-ad16-4101-89c2-70e2c77ac9a1

Çako tha se do bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara.

“Jemi duke parë nga afër situatën pas tërmetit të datës 4 në fshatin Kuç. Së bashku me pushtetin vendor do të bëjmë vlerësimin e të gjitha dëmeve te shkaktuara në banesa, por edhe shkollën e fshatit. Emergjencat civile dhe forcat e armatosura janë në gatishmëri për ti ardhur ne ndihme banoreve. Të kalojmë situatën aktuale dhe natyrisht pastaj do të bëjmë vlerësimin dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara”, tha ai.

d3fb06f8-d906-4b06-a304-f4169c917bb6
b28fb339-e4fa-4429-9bfd-e322bf8aff1e 5dd7438a-f773-448f-bae0-18fd21252c86 1ad1af70-e062-4e5e-99a8-5087a952f001

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura