Padia për 3.4 mln euro në “Toyota Yaris”/ Caktohet seanca e parë gjyqësore mes Ballës dhe Bashës

Sep 19, 2018 | 11:31
SHPËRNDAJE

Është caktuar data 10 tetor për seanca e parë gjyqësore mes deputetiT të PS-së, Taulant Balla dhe Lulzim Basha.

Në muajin qershor, Balla ngriti padi kundër Bashës,  pas akuzave të këtij të fundit për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në ‘Toyota yaris’ të bllokuara në Durrës.

Lulzim Basha pak para se të kapej sasia e lekëve në port, akuzoi live nga Kuvendi Ballën, se ky i fundit ishte garanti i 3.4 mln eurove të sekuestruara në dy “Toyota Yaris” para këto sipas tij të destinuara për një nga klanet e drogës në Elbasan.

Pas kësaj, Taulant Balla akuzoi kreun e PD për nxjerrjen e sekretit hetimor, në lidhje me dy automjetet tip “Toyota Yaris” që u bllokuan në portin e Durrësit.

balla-basha

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura