Ofertë nga Turqia dhe Kroacia, Tirana refuzon 300 mijë euro për Albi Dokën

Aug 2, 2018 | 10:03
SHPËRNDAJE

Tirana nuk pranon të shesë Albi Dokën. Lajmi më i fundit nga merkatoja në dalje ka të bëjë me disa oferta serioze që kanë mbërritur në adresë të mbrojtësit të djathtë. Kështu, për Albi Dokën janë interesuar disa ekipe, të cilat mund të paguanin deri në 300 mijë euro për të marrë pronësinë e kartonit të futbollistit të bardhebluve dhe ekipit Shpresa. Presidenti Refik Halili nuk ka pranuar të shesë futbollistin.

albi doka

Ose më saktë klubi ka refuzuar dy oferta konkrete që kanë ardhur për Albi Dokën. Një ofertë ka mbërritur nga një klub turk, i cili ishte gati të derdhte në arkat e ekipit bardheblu 300 mijë eurot, ndërkohë që oferta e dytë ka ardhur nga një klub kroat, me shumë mundësi Dinamoja e Zagrebit. Në të dyja rastet Halili ka thënë “jo” dhe transferta është “hedhur në erë”. Mendohet se Tirana kërkon më shumë se 300 mijë euro dhe ky ka qenë problemi më i madh me transferimin e lojtarit jashtë Shqipërisë.

Halili dhe Doka

Bardheblutë janë të bindur se kartoni i Albi Dokës kushton më shumë se paratë që janë ofruar deri sot, duke kërkuar goditjen e madhe, ose të paktën 500 mijë euro. Gjithsesi, për transferimin e mbrojtësit të djathtë do të pritet deri më 31 gusht, ditë në të cilën mbyllet edhe merkatoja e verës, për të parë nëse Albi Doka do të lërë Tiranën për një aventurë jashtë Shqipërisë ose do të jetë sërish bardheblu.

albi doka

Kujtojmë që edhe sezonin që shkoi Doka ishte në qendër të merkatos, madje me oferta nga Skënderbeu dhe skuadra jashtë Superiores, por Tirana në çdo moment vuri veton, ndonëse lojtari shpreson për një aventurë të madhe jashtë Shqipërisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura