“O bisha”/ Arrestohen 5 persona në Itali, mes tyre 3 shqiptarë për trafik droge! Iu sekuestrohen 3 kg kokainë

Sep 24, 2021 | 18:52
SHPËRNDAJE

kokaine

Pesë persona u arrestuan në Itali, ku mes tyre dhe 3 shqiptarë të akuzuar për trafik droge. Gjatë arrestimit të tyre, iu gjet dhe një sasi prej 3 kg kokaine.

Karabinierët kanë ekzekutuar urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata e Torinos për këta persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e drogës.

Ata janë pjesë e një hetimi që ka nisur në vitin 2019, në zonën e Braid. Dy vite më parë u arrestuan dy persona pasi iu gjetën 50 gramë kokainë dhe 14 mijë euro para cash, që dyshohet se vijnë si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Operacioni është quajtur “Bisha” pasi kjo ishte mënyra se si anëtarët e grupit përshëndesnin njëri-tjetrin. Sipas mediave italiane, droga vinte nga Shqipëria dhe baza logjistike për shitjen e saj ishte në Brad.

Shtëpitë e të arrestuarve gjithashtu janë identifikuar, të gjitha në qendër të Brad, të përdorura si një vend për shpërndarjen e kokainës. Gjatë hetimit u arrestuan tetë persona të tjerë, të gjithë nën akuzën e shpërndarjes së drogës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura