Nuk po mundeni të kontaktoni mjekun e familjes? Brataj jep një sqarim të rëndësishëm për qytetarët e prekur me Covid

Nov 23, 2020 | 10:53
SHPËRNDAJE

Gjatë konferencës për media të Komitetit Teknik, kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj dha një sqarim për qytetarët që kanë vështirësi të komunikojnë me mjekun e familjes, duke u sugjeruar të marrin në numrin 08004040.

Kooo

“Doja të theksoja edhe një gjë tjetër për qytetarët. Për çdo qytetar që ka vështirësi me mjekun e familjes për ta kontaktuar, për shumë arsye, sepse edhe ne përfundojmë pacientë. Ka edhe nga kolegët tanë që janë të infektuar, që nuk janë në punë, të marrin 08004040 dhe ne gjejmë mundësinë që përmes qendrës shëndetësore t’i plotësojmë sistemin e referimit që qytetarit i duhen për të gjitha shërbimet”, tha Brataj.

“Vazhdon numri i thirrjeve të jetë stacionare, nuk kemi rritje, numri i vizitave mbetet i lartë  463 thirrje për 24 orë në banesë dhe 46% e tyre përfundojnë në spital”, tha Brataj.

Brataj ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për krijimin e kapaciteteve spitalore dhe situata është nën kontrollon në të tre stukturat COVID ku vijon të ketë ende kapacitete të lira për trajtimin e pacientëve COVID.

“Janë marr masa në spitale për krijimin e kapaciteteve ku vijojmë të kemi kapacietet të lira për trajtimin e pacientëve COVID, tani menaxhimi bëhet sa më shpejtë në të tre spitalet COVID. Gjithashtu çdo i shëruar do të vijoj të dërgohet me ambulancë në shtëpi edhe pas shërimit”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura