Një tjetër qytetar denoncon Stavri Kallçon për korrupsion

Dec 10, 2015 | 12:05
SHPËRNDAJE

Një tjetër qytetar ka denoncuar për korrupsion gjyqtarin e Apelit të Korçës, Stavri Kallço. Shtetasi Astrit Kolonjari pretendon se gjyqtari ka dhënë një vendim në disfavor të tij, pasi është paguar nga pala tjetër për të fituar çështjen në Apel.

Gjyqtari Stavro Kallço
Gjyqtari Stavro Kallço

“Kisha çështje me një kompani sigurimi. E fitova gjyqin me kompaninë në Shkallën e parë. Përfaqësues të kompanisë më thanë se kishin lekë dhe kishin paguar Kallçon për të fituar çështjen. Eshtë gjykatë e korruptuar, jo e drejtësisë”­ shprehet Kolonjari, ndërsa i kërkon ndihmë ministrit të Drejtësisë, raporton “balkanweb”.

Ndërkohë, gazeta “Panorama” shkruan sot se gjyqtari i Apelit të Korçës, Stavri Kallço, duhej të kishte hequr dorë nga gjykimi i një çështjeje që më parë ishte shqyrtuar nga mbesa e tij, gjyqtare e Shkallës së Parë. Ky mosveprim i tij është jo vetëm shkelje ligjore, por që ka për rrjedhojë masa disiplinore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura