Nis edicioni i katërt i festivalit ndërkombëtar ‘Arti Pa Limit’. Mesazhet, emocionet deri tek historitë e jashtëzakonshme në 50 filmat e shfaqur

Dec 12, 2023 | 17:33
SHPËRNDAJE

Një javë më parë, në Prishtinë, në Kino Armata nisi edicioni i katërt i festivalit ndërkombëtar i filmit “Art Without Limit” (Arti pa limit).

Festivali 5

Në ceremoninë e hapjes, para publikut të Prishtinës, u prezantuan personazhe të njohur nga bota e artit dhe sportit, persona me aftësi të veçanta që treguan për të pranishmit arritjet e tyre, ku ndërthuren dëshira për jetën, humanizmi, përpjekjet e jashtëzakonshme për të thyer barriera dhe pasioni i pashoq për artin.

Mbrëmja nisi me tingujt e kitarës së Ylli Krasniqit, i cili pavarësisht spektrit të autizmit ka thyer çdo barierë për t’i dhuruar publikut një emocion të paharrueshëm teksa interpretoi në kitarë këngën “Lamtumirë’ të Muharrem Qenës.

Festivali 2

Një histori e pazakontë si ajo e Lume Berishës u shfaq në këtë mbrëmje po ashtu. Edhe pse e verbër ajo ia ka dalë të realizojë ëndrrën e saj për tu bërë gazetare e për të na treguar se nëse jeta na jep 100 arsye për t’u dorëzuar, ne duhet t’ia japim jetës një million arsye të tjera se mund t’ia dalim dhe të jemi të suksesshëm.

Egzon Vatovci, emocionoi me mesazhin e tij kur tha se: “Në jetë mos fajëso askënd, njerëzit e mirë të japin lumturi, të gabuarit të japin mësim, të dashurit të japin kujtime të paharrueshme”.

Melodia e pianos e Elion Palojës, ishte gjithashtu një histori e jashtëzakonshme suksesi, pas së cilës qëndrojnë familjarë e mësues. Elioni ia ka dalë të mposhtë pamundësitë e tij.

Po kaq frymëzuese është edhe historia e Samire Jupollit. E lindur si një shurdhmemece, ajo vendosi që këtë problem të mos e konsiderojë si të tillë dhe të vazhdojë të punojë në mënyrë që të jetë e zonja e vetës dhe t’i tregojë të gjithëve se pavarësisht barrierave, secili mund t’ia dalë.

Gersi Troka, kampioni shqiptar në Kampionatin Botëror të Notit për Personat me Sindromën Doën tregoi rrugën e tij plot sakrifica drejt suksesit.

Përgjatë tri ditëve, në Kino Armata u shfaqën në finale 50 filma të regjizorëve nga vende të ndryshme. Drejtoresha e festivalit Ganimete Sava foli ndër të tjera për emocionet e këtij udhëtimi në katër vite, sfidat e jashtëzakonshme por edhe sadisfaksionet që vijnë prej këtij angazhimi me persona kaq të veçantë.

Ajo tha se e sheh me keqardhje përfaqësimin e pakët të filmave shqiptare në këtë kompeticion. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, autorët e filmave dhe pjesëtarët e jurisë ndërkombëtare të shoqëruar nga drejtoresha Ganimete Sava dhe drejtori artistik Burim Haliti, vizituan një ekspozitë me punime të personave me aftësi të kufizuar të qendrës “Handifer” në Ferrizaj.

Festivali 3

Në natën finale morën pjesë personalitete të rëndësishme si kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Hajrulla Çeku, Ambasadori Italian Antonello De Riu, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, Drejtoresha e “Sëiss Corporation” në Kosovë Znj. Beate Elsaesser, të cilët ju dorëzuan fituesve çmimet e festivalit.

Festivali 4

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i dorëzoi çmimin kryesor për filmin fitues “Më prit” të regjisorit Luca Arcidiacono ambasadorit Italian në Prishtinë, z. Antonello De Riu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura