Momente tensioni/ Rama takim me mësuesit në Elbasan, pritet me protestë nga demokratët

Sep 6, 2018 | 17:28
SHPËRNDAJE

Rreth orës 17:00 të ditës s ë sotme, Edi Rama zhvilloi një takim me mësuesit e Elbasanit, duke folur për arsimin si dhe për 700 mësuesit ndihmës që do të jenë për fëmijët me nevoja të veçata.

Por ndërsa kreu i qeverisë ndodhej në këtë takim, dhjetëra qytetarë, mes tyre edhe Luçiono Boçi, e kanë pritur me protesta.44c90436-c68c-4ea3-9015-95d

Ndërkohë një numër i lartë i forcave të policisë ndodheshin në vend, ndërsa ka pasur tension nga ana e protestuesve të cilët kërkuan të thyejnë kordonin e policisë.

Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrime si, “Elbasani i qytetarëve dhe jo i bandave”, Stop largimit nga Shqipëria”, etj.

Protesta u zhvillua para gjimnazit “Dhaskal Todri”, pak metra larg vendit ku Rama po zhvillonte takimin.

Ndërkohë i pranishëm ishte edhe Drejtori i Policisë së Elbasanit, Altin Qato, i cili është dëgjuar t’u drejtohet protestuesve duke u thënë se kjo protestë është e paligjshme.

Pas mbylljes së takimit të Ramës, pas rreth 40 minuta, edhe protestuesit janë shpërndarë qetësisht.

2324d393-ba5d-43bd-adec-30b

Paraditen e sotme Opozita e bashkuar ishte në një mbledhje në Elbasan, ku Lulzim Basha, edhe një herë ka denoncuar krimet që kanë ndodhur në këtë qytet.

Basha në fjalën e tij u shpreh se është Sejdini dhe Balla, po qeverisin me krimin qytetin e Elbasanit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura