Ministrja Elisa Spiropali në Ukrainë, 3 kostume në pak orë vizitë

Jun 15, 2022 | 20:00
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Nëse do të gjenim një përcaktim të stilit të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali, do të ishte fare e lehtë. Kostumet serioze dhe elegante përshkruajnë më së miri “look”-un që ajo zgjedh.

spiropali

Dhe këtë e vërtetoi edhe gjatë vizitës së saj ditën e sotme në Ukrainë, krah kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç. Ata po shohin nga afër krimet që janë shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë.

Gjatë kësaj vizite, nuk ka shpëtuar pa vëmendje paraqitja e Spiropalit e cila deri më tani ka ndryshuar 3 herë veshjen e saj dhe në të tria është shfaqur me kostume, por ngjyra të ndryshme.

Në fillim ministrja u shfaq me një kostum të gri në të cilin kishte vendosur edhe një fjongo me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, në shenjë sensibilizimi.

 

Më pas ajo u shfaq me një blu shoqëruar sërish me fjongon dhe kombinuar me një bluzë të errët.

 

Dhe në paraqitjen e tretë Spiropali është fotografuar me një kostum ngjyrë ulliri shoqëruar me një këmishë të bardhë.

Gjithashtu Spiropali u pa veshur me taka të ulëta për të plotësuar pamjen e saj. Mbetet për tu parë nëse ajo ka përzgjedhur veshje të tjera për në vijim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura