Merreshin me trafikim droge, arrestohen tre ultras të Milanit

Dec 17, 2021 | 10:53
SHPËRNDAJE

Tre ultras të Milanit janë arrestuar në cilësinë personale. Hetimi u krye nga antidroga italiane dhe masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtari i Milanos.

CURVA SUD MILANO

Kërkime të shumta janë duke u zhvilluar edhe në shtëpitë që i atribuohen atyre në provincat e Milanos, Bergamos, Lodit dhe Monza-Brianca.

Ata kishin sasi të mëdha droge nga Maroku dhe Amerika e Jugut dhe u arrestuan mëngjesin e sotëm në përfundim të një hetimi të kryer nga prokurori i Milanos.

Të përfshirë tre ultras dhe që i përkasin tifozerisë së Milanit, “Curva Sud”, ose ndryshe zemra e kuqezinjve që brohorasin në stadiumin “San Siro”.

Tre të dyshuar janë dërguar në burg, katër në arrest shtëpie dhe një me detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore me ndalim qëndrimi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura