Mashtroi policinë për grabitje parash, kush është i arrestuari. Në shtëpi i gjendet edhe…

Nov 25, 2021 | 9:57
SHPËRNDAJE

Një 42-vjeçar nga fshati Nivicë i Tepelenës ka rënë në pranga pasi ka mashtruar policinë duke denoncuar se i kishin vjedhur një shumë parash në banesë, por rezultoi se kishte bërë kallëzim të rremë.

policia

Burimet thanë se i arrestuari është shtetasi Altin Skëndi, të cilit policia gjatë kontrollit në banesën e tij i gjetën edhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 219 fishekë.

“Ky shtetas u arrestua pasi ka njoftuar shërbimet e Policisë, duke pretenduar se i kishin vjedhur një shumë parash në banesë, por nga veprimet hetimore rezultoi se ai kishte bërë deklarim të rremë para punonjësve të Policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 219 fishekë model 56”, tha Policia.

Ai do të gjykohet për veprat penale “Kallëzim i rremë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura