Masakra në Athinë, zbulohet shkaku i sherrit mes shqiptarit dhe grekut

Feb 1, 2016 | 8:34
SHPËRNDAJE

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur në orët të ditës së sotme në kryeqytetin e Greqisë. Sipas policisë, i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka debatuar me 43-vjeçarin grek pak pasi kishin dalë nga një lokal.

astynomia-nyxta.jpg5_

Pasi dolën nga lokali, ku ishin ulur në tavolina të ndryshme, ata u drejtuan për tek një taksi që ndodhej në një kryqëzim aty pranë.

Në momenti që janë afruar ata kanë pasur një konflikt verbal se kush kishte të drejtë për të marrë taksinë.

Nga hetimet rezulton se sherri ka ndodhur kur të dy ishin në gjende të dehur. Policia thotë se shqiptari e ka goditur grekun me një mjet të mprehtë në fyt dhe gjoks disa herë.

ÓÞìåñá êáèïñßæïõí ôçí óôÜóç ôïõò ïé ïäçãïß ôáîß,ìåôÜ ôçí áðüöáóç ôïõ Õðïõñãåßïõ Ìåôáöïñþí ãéá ôçí áðåëåõèÝñùóç ôïõ åðáããÝëìáôïò,Ôñßôç 5 Éïõëßïõ 2011 (EUROKINISSI/ÔÁÔÉÁÍÁ ÌÐÏËÁÑÇ)

Pas kësaj, 27-vjeçari shqiptar është larguar në këmbë ndërsa greku ka mundur të hipë në taksi me këmbët e tij. Ai humbi vetëdijen pak para se taksia të mbërrinte në hyrjen e spitalit.

Mjekët nuk mundën të bënin asgjë për t’i shpëtuar jetën, ndërsa policia ende nuk ka dhënë identitetin e viktimës dhe të autorit të dyshuar për këtë ngjarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura