Martina Ivezaj: Pas nëntë vitesh ritakova Leonin dhe dashurinë e kurorëzuam me martesë, ja planet në modelizëm

Sep 22, 2018 | 16:05
SHPËRNDAJE

BLERAND REXHEPI/ Vajza e cila pak vite më parë ka përfaqësuar Gjermaninë në “Miss Bota”, tashmë nuk është beqare. Martina Ivezaj nga Mali i Zi, por që jetonte në Gjermani, është bërë nuse shqiptare, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka lënë Gjermaninë për Leonin, djalin që shumë vite më parë i kishte vjedhur zemrën me një letër dashurie e që pas nëntë vitesh ritakimi, rilindi edhe dashuria që e kurorëzuan me martesë. Në një intervistë mbi dasmën dhe gjithë ceremoninë dhe planet për t’u rikthyer në modelizëm, flet vetë Martina.

A besoni në dashurinë me shikim të parë?

Po.

Ju si jeni dashuruar me Leonin?

Me Leonin jam njohur në Mal të Zi në gusht të vitit 2007 kur ishim të dy 17-vjeçarë, ai vizitonte nënën e tij për herë të parë në vendlindjen e prindërve sepse ai ishte lindur dhe rritur në Amerikë. Sikur të rinjtë, kishim simpati për njëritjetrin dhe nuk kemi lënë koncert pa shkuar bashkë të dy, kemi shkuar bashkë në lumë për t’u larë. Kur erdhi fundi i pushimit, mua dhe familjes sime na erdhi koha të kthehemi në Gjermani, Leoni më shkroi një letër dashurie, të cilën e kam ruajtur deri më sot.

Nëntë vite kishin kaluar që nuk e kisha parë Leonin, ai në Amerikë dhe unë në Gjermani. Ne si familje pushimet i kalonim në Mal të Zi, po Leoni nuk e vizitoi vendlindjen më. Në qershor të vitit 2016, unë bashkë me disa shoqe shkuam për pushime në Mal të Zi, pas nëntë vitesh takova përsëri Leonin dhe shpejt rilindi dashuria, duke biseduar për letrën e dashurisë, unë isha dashuria e tij e parë. Brenda katër muajsh, ai më vizitoi gjashtë herë në Gjermani dhe shpejt vendosëm që të shpenzojmë jetën bashkë.

Intervistën e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/martina-ivezaj-pas-nente-vitesh-ritakova-leonin-dhe-dashurine-e-kurorezuam-me-martese-ja-planet-ne-modelizem/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura