“Marr kërcënime me vdekje, sepse…”- Modelja e “Playboy” tregon e tmerruar se ç’po ndodh me emrin e saj në rrjete sociale

Sep 8, 2021 | 21:11
SHPËRNDAJE

Një modele e revistës “Playboy” ka zbuluar kërcënimet e tmerrshme me vdekje që merr në mediat sociale, për shkak të punës që bën.

jenna bentley, modele (4)

Jenna Bentley, e cila ka zbukuruar kopertinën e djemve dhe tani fiton para përmes OnlyFans, thotë se është vënë në shënjestër për shkak të llogarive të rreme në Instagram nën emrin e saj, shkruan “The Sun”.

Modelja, nga Los Anxhelosi, thotë se mesazhet kërcënuese e bëjnë të ndjejë frikë për jetën e saj dhe pretendon se janë të lidhura me profile të rreme që mashtrojnë njerëzit me para.

jenna bentley, modele (8)

Nuk ndihem e sigurt. Normalisht as që i shikoj mesazhet kërcënuese, i bllokoj dhe i injoroj, por kur llogaria ime e verifikuar e Instagram-it u fshi në dhjetor 2020, abuzimi me emrin tim i kaloi kufijtë.

Unë kisha 809,000 ndjekës dhe pasi ndodhi kjo, vendosa të përdor llogarinë time rezervë, e cila kishte 15,000 fansa. Pasi edhe kjo faqe u mbyll në shkurt 2021, filluan kërcënimet me vdekje dhe zbulova se kishte dhjetëra llogari të rreme që pretendonin se isha unë,“- u shpreh ajo.

jenna bentley, modele (7)

Jenna beson se abuzimi do të ndalet nëse ajo mund të kthejë llogarinë e saj të verifikuar dhe i është “lutur” Instagram për ndihmë. Në përgjigje të pretendimeve të saj, Instagram i tha “Jam Press”: “Llogaria në fjalë është hequr për shkeljen e rregullave tona.

Instagram është një platformë globale për njerëzit e të gjitha moshave dhe ne kemi rregulla rreth lakuriqësisë dhe seksualitetit për të siguruar që përmbajtja të jetë e përshtatshme për të gjithë.

Ne heqim përmbajtjen që thyen këto rregulla sa herë që e gjejmë, dhe nëse një llogari ndan vazhdimisht përmbajtje si kjo, ne e mbyllim.

jenna bentley, modele (5) jenna bentley, modele (3) jenna bentley, modele (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura